Kryetari Begaj takoi bordin e AKP-së për asetet me rëndësi për komunën

Kryesuesi i Bordi të AKP-së, Petrit Gashi, bashkë me Drejtorin Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, pritën në takim Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj si dhe Drejtorin e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Bashkim Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me asetet e ndërmarrjeve shoqërore në veçanti për ato me rëndësi vitale për Komunën e Malishevës si dhe për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në identifikimin e aseteve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …