leoni

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Tetor

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Hanit të Elezit nën kryesimin e Kryetarit Rufki Suma për rendë të ditës shqyrtoi: -Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar -Gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit dhe -Të ndryshme.

Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë raportuan zyrtarë nga Policia e Kosovës. Mujedin Çaka nga Stacioni Policorë në Han të Elezit, muajin Tetor e cilësoi si të veçantë për nga numri i rasteve të raportuara. Sipas tij janë vetëm 5 raste të raportuara kryesisht tentim të vjedhjeve, me të cilat Policia po merret me procedurë të rregullt. Është e rëndësishme të theksohet se nuk janë raportuar raste të cenimit të rëndë të rendit, sigurisë dhe qetësisë publike tha Çaka. Edhe nga policia e Vijës së Gjelbër nuk raportohet për ndonjë rast të veçantë të cenimit të vijës kufitare. Vahid Hyseni nga kjo njësi raportoi se janë regjistruar 4 raste të cenimit të rregullave të kufirit me të cilat raste Policia e Vijës së Gjelbër ka vepruar konformë mandatit të tyre. Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së lidhur me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit. Ai kryesisht i njoftoi me punimet të cilët janë duke u zhvilluar në disa pjesë të komunës. Për kryetarin Suma aktualisht projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, përkatësisht punimet të cilat janë duke u realizuar në komunën e Hanit të Elezit janë shqetësimi më i madh. Kryetari Suma tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kompanisë Bechtel-Enka që të gjitha shqetësimet si të komunës si institucion por edhe të komunitetit të zgjidhen në interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani ndër komunat me performancën më të lartë në Kosovë!

Sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Deçanit është …