Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë vizituar ndërtimin e fabrikës private në Klinë të Epërm, në të cilën do të prodhohet EPS Stiropori, një investim milionësh i firmës ADIFIX. Kryetari Jashari, pas vizitës, është shprehur: “Kështu e dua Skenderajn, me hapje të fabrikave, të zhvilluar, me zbutje të papunësisë e varfërisë dhe investime në sektorin privat. Fabrikat si ajo e firmës ADIFIX, por jo vetëm, e cila po ndërtohet aktualisht, e që në muajin mars të vitit të ardhshëm pritet të fillojë prodhimin e stiroporit, mund ta bëjnë Skenderajn të zhvilluar ekonomikisht e të përparuar. Kryetari jashari iuroi fillim të mbarë përfaqësueseve të firmës për investimin milionësh në ngritjen e kësaj fabrike, në të cilën do të punësohen së paku 20 punëtorë, që me të ardhurat që do të sigurojnë nga puna në fabrikë, do të mbajnë familjet.