Kryetari Jashari dhe ministri Demiri inspektojnë punimet e projektit të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive në Prekaz

Kryetari i Komunës së Skenderjat, Bekim Jashari me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, dhe zëvendësministrat e tij, Magbule Shkodra e Esat Raci, drejtoreshën e Urbanizmit dhe Mbrojtje të Ambientit, Sanije Ahmeti me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive në Prekaz, i cili parasheh ndërtimin e sistemit të kanalizimit përgjatë segmentit rrugor, si dhe asfaltimin e rrugës në Lagjen 4 të qytetit. Punimet e këtij projekti kanë nisur rreth dy javë më parë, dhe sipas dinamikës, projekti pritet të përfundojë brenda këtij viti. Ky projekt, i cili realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, do të sjell përfitime për banorët e Lagjes 4, veçanërisht atyre që banojnë në shtëpitë pran rrugës, që shpie te Zona Sportive ku po ndërtohet fusha ndihmëse e futbollit, për të vazhduar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe për t’u lidhur me pjesën veri-lindore të Skenderajt. Viti i ardhshëm do të nis me projekte të reja në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës dhe investime në fusha tjera

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …