Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit sot në Prishtinë lansohet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit sot në Prishtinë lansohet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Odës Ekonomike të Kosovës, edhe Kosova u bashkohet shteteve të tjera anembanë botës për të shënuar Javën Globale e Ndërmarrësisë e cila fillon zyrtarisht sot. Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, e ngarkuara me Detyrë në Ambasadën Amerikane Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane. Ceremonia hapëse pasohet nga paneli “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë”, i cili zhvillohet po në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin përveq organizatave e institucioneve partnere të GEW, marrin pjesë edhe Ministri për Inovacion & Ndërmarrësi Besim Beqaj, Ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad dhe Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt.“Viti i gjashtë i organizimit të GEW në Kosovë, shënon numër rekord partnerësh e aktivitetesh, dhe reflekton një mobilizim të institucioneve dhe organizatave për të fuqizuar ndëmarrësinë në vend. Synimi ynë është qe viti 2019 të shpallet “vit i ndërmarrësisë”, meqë rast institucionet relevante përkushtohen për aktivitet të shtuar në përkrahje të ndëmarrësisë dhe në veqanti bizneseve të reja, si mundësi e vetme për zhvillim ekonomik dhe hapjen e prespektivës në vend”, u shpreh Uranik Begu nga ICK dhe GEW Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …