leoni

300 mije euro investim në ujësjellësin e dy fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët

Banorët e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët  të komunës së Deçanit së shpejti do të zgjidhin problemin e ujit të pijes, kjo me vet faktin se kanë nisur punimet për  rregullimin e ujësjellësit për këto dy fshatra. Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj  më bashkëpunëtorë dhe banorët e këtyre dy fshatrave ku dhe nisen punimet për këtë projekt jetik për banorët e kësaj ane. Kryetari Ramosaj tha se u jam shumë mirënjohës Qeveris së Republikë së Kosovës të cilët kanë nda mjete në vlerë prej 300 mijë euro për rregullimin e ujësjellësit për këto dy fshatra të cilët deri më tani kanë pasur vështirësi  me orar të reduktuar për ujin e pijes. Edhe banorët e këtij lokaliteti janë shumë falënderues Institucionit Komunal për këtë projekt dhe Qeveris së Republikë së Kosovës për ndarjen e mjeteve. Vlen të theksohet se projekti në fjalë do të implementohet nga  Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim ,,Hidrodrini ‘’ dhe Komuna e Deçanit, ndërsa vlera e projektit në përgjithësi është 300mijë €.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …