Ka përfunduar rrethrrotullimi në Duhël

Janë duke u përfunduar shumë projekte infrastrukturore në shumë rrugë, të Komunës së Suharekës, pasi që po fillon të ftohet edhe moti. Për këtë, kryetari i Komunës se Suharekës Bali Muharremaj, ka kërkuar nga punëkryesit që sa më shpejtë të përfundojnë këto projekte. Ai e ka filluar ditën tek rrethrrotullimi në Duhël, i cili po përfundon së ndërtuari. Gjatë qëndrimit në Duhël, kryetari Muharremaj është shprehur: “Ka përfunduar rrethrrotullimi në Duhël, i cili tashmë ka vetëm detaje të sinjalizimit të cilat do të rregullohen. Kjo po bëhet për sigurinë e qytetarëve në komunikacion nga ajo zonë. Shumë shpejtë do të kemi ide të reja dhe projekte të cilat do t’i realizojmë. Qytetarët janë adresa ku do ti përgjigjemi 24 orë, përmes rrugëve institucionale dhe vullnetit tonë për punë, e cila kthehet në mirëqenie për ta”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …