Vahid Krasniqi: Terrorizmi dhe terrori sllavo-maqedon mbi shqiptarët…

Duke i parë zhvillimet e ditëve të fundit në Maqedoni, dallgët e kujtimeve na çojnë në kohëra të hidhura…Kjo që po ndodh në këto ditët fundit e ka zanafillën shumë më herët, që nga krijimi i shtetit famëkeq Jugosllav ku Maqedonia për herë të parë edhe u krijua si pjesë federale e Jugosllavisë.

Pra që nga ajo kohë nga sllavo-maqedonët të ndihmuar edhe nga serbet, bullgarët, rusët dhe grekët terrori mbi Shqiptarët nuk është ndalur kurrë.

 

Me shpartallimin e Jugosllavisë kur shqiptarët menduan se në mënyrë demokratike do t’i fitojnë të drejtat e tyre, kjo dështoi. Po dështoi, sepse kishim të bënim me Maqedonasit terroristë dhe jo demokratë.

Edhe pse sot ky farë Zoran Zaev dhe LSDM-ja na shiten si për njerz të drejtë dhe demokratë, atyre iu përkujtojmë terrorin dhe dhunën në Bit Pazar dhe në shumë vende të tjera.

 

Habitem se si Zaev në protestat e këtyre ditëve përdor flamurin Shqiptar kur ende i kemi të freskëta plagët e vitit 1997 ku bash për këte flamur na rrahën, dhunuan, vranë e terrorizuan.

Dijeni mirë se nuk i harrojmë ato çaste kur Tetova dhe Gostivari u lanë me Gjak dhe sot e asaj dite nuk keni kërkuar falje publikisht për kte…

 

Meqë shtypjet dhe terrori shtetëror nuk kishin të ndalur, në vitin 2001 revolta Shqiptare ia arriti kulmin ku shpërtheu në konflikt të armatosur.

Meqë në fushëbetejë sllavo-maqedonasit pësonin humbje gjithnjë edhe pse ishin të ndihmuar nga të gjitha shtetet sllave, ata prapë sa herë që pësonin ushtarakisht, hakmerreshin në popullatën civile duke i terrorizuar ata në mënyra më çnjerëzore. Këte lirisht mund ta vërtetojnë bombardimi i civilëve të familjes Zymberi, pastaj masakra në Luboten që arriti kulmin si dhe shumë të tjera.

 

Meqë Shqiptarët u forcuan ushtarakisht dhe filluan të fusin nën kontroll shum territore, sllavo-maqedonët në bashkëpunim me politikajt kuisling dhe udheheqësat tradhtarë të UÇK-së arritën një marrëveshje invalide e cila edhe ashtu nuk u implementua kurrë.

Me përfundimin e luftës jo që Shqiptarët i fituan të drejtat e tyre, por atyre ju hoqën edhe ato pak te drejta dhe prapë filloi terrori shtetëror Sllavo-maqedon, bile edhe më egërsisht.

 

Mirpo pas vitit 2001 terrori që ushtrohej kishte edhe bashkëpuntor,e çka ishte edhe më e dhimbshme se pikërisht nga disa ish komandant të UÇK-së.

 

Pra, sot dhuna dhe terrori sllavo-maqedon udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja ndihmohet edhe nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja.

 

Ne jemi mësuar se si maqedonasit shpesh na etiketojnë neve Shqiptarve si terrorista, si për shembull rastin në Gushincë

Po vallë ashtu ju pëlqen apo vërtet nuk e dinë se çka don të thotë fjala terror.

 

Ta marrim rastin në Gushicë që stacioni policor u sulmua nga Shqiptarët dhe e etiketojnë si një akt terrorist.

Shtrohet pyetja se a pati të vrarë dhe të rrahur rëndë, a pati të terrorizuar? Sigurisht se Jo nuk pati edhe bile i kanë liruar menjëherë.

Po çka ndodhi pas këtij aksioni ? Filloi prap terrori shtetëror sllavo-maqedon mbi shqiptarët duke i bastisur rrahur e traumatizuar ata.

Pra vimë në përfundim se terroristë të vërteët që ushtrojnë terror janë Sllavo-Maqedonasit dhe jo Shqiptarët Liridashës….

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …