Hoti i fton partitë politike për mbajtjen e një tryezë në të cilën do të pajtoheshin për miratimin e projektligjeve për ushtri

Hoti i fton partitë politike për mbajtjen e një tryezë në të cilën do të pajtoheshin për miratimin e projektligjeve për ushtri

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kriza institucionale është duke u thelluar nga koalicioni qeverisës. Në një konferencë për medie, ai ka vlerësuar se në arenën ndërkombëtare Kosova është në pozitën më të disfavorshme. “Kriza është thelluar me dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se LDK-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që prek sovranitetin e Kosovës. Ai i ka ftuar partitë politike për mbajtjen e një tryezë në të cilën sipas Hotit, do të pajtoheshin për miratimin e projektligjeve për ushtri, për miratimin e buxhetit për vitin 2019 si dhe për heqjen e dialogut nga rendi i ditës. Hoti ka paralajmëruar se LDK-ja nuk do ta përkrah në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2019, sepse sipas tij, është i pa qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …