Deputetët serbë po qëndrojnë në objektin e Kuvendit derisa ta takojnë mikun e tyre nga BE-ja, J. Hahn

Deputetët serbë po qëndrojnë në objektin e Kuvendit derisa ta takojnë mikun e tyre nga BE-ja, J. Hahn

Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në objektin e Kuvendit dhe deklarojnë se nuk e kanë në mendje të dalin nga aty  deri të takohen me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, i cili pas vizitës në Beograd vjen në Kosovë me qëllim ta bind Qeverinë Haradinaj t’ i heq taksat 100% ndaj prodhimeve të Serbisë që shiten në Kosovë.  Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq të cilin e manipulon Beogradi zyrtar, ka njoftuar se pas takimit të jashtëzakonshëm të të ashtuquajturit shtab i krizës në Mitrovicë, deputetët serbë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. “Momentalisht jemi duke u kthyer nga takimi i shtabit të krizave dhe dëshiroj të ju njoftoj se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvend në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njoftojmë me hapat anti-serbë që çojnë kah katastrofa humanitare”, ka thënë Rakiqi. Komisioneri Hahn do të arrijë në Kosovë tek nesër, kështu që deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës,  u duhet të bëjnë gjumin në objektin e Kuvendit. Serbët në Kosovë ndihen të rrezikuar  nga taksa. meqë ata blejnë vetëm prodhime të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …