Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Abelard Tahiri: Ministria e Drejtësisë i ka kushtuar vëmendje raportimeve të dhunës në familje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se dikasteri që drejton i ka kushtuar vëmendje të veçantë raportimeve të dhunës në familje. Ai këtë koment e ka bërë në konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. “Ne rrjedhim nga një traditë ku janë vlerësuar nënat por sot kjo nuk është e mjaftueshme. Sot e kemi obligim dhe e kemi nevojë për komponentin e barazisë së gruas. S’kemi qëndruar indiferent ndaj raportimeve të dhunës në familje”, është shprehur Tahiri. “Kodi i ri penal i sponsorizuar nga ne rregullon specifikisht të gjithë të drejtat lidhur me këtë temë. Me kodin e procedurës penale që brenda këtij muaji do të shkojë në Kuvend i kemi kushtuar vëmendje të veçantë dhunës ndaj gruas. Jam krenar që në ligjin pronësor, gruas i garantohen të drejtat e pronësisë skajshmërisht. Ju siguroj se si ministër nuk do të kursehem të bëjë çfarëdo që është e mundur për të trajtuar këtë temë të shoqërisë tonë”, është shprehur Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …