Nis projekti për ndërtimin e rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra të komunës së Rahovecit

Në komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e rreth 15 kilometrave rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra të komunës së Rahovecit. Nisjen e punimeve në projektin për ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, nga afër i ka parë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. “Kanë filluar punimet në projektin e rëndësishëm për qytetarët e komunës së Rahovecit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në shumë vendbanime të komunës sonë. Adresimi i kërkesave të qytetarëve për probleme me rrjetin e kanalizimit i kemi marrë me seriozitet dhe i kemi trajtuar ato në një projekt i cili ka filluar në fshatin Ratkoc dhe do të vazhdohet në disa lagje të qytetit dhe në 16 fshatra të komunës së Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …