Komuna e Skenderajt mbajti diskutim publik për hartimin e zonës urbane

Është mbajtur debati publik rreth zonimit të sipërfaqes urbane të Skenderajt, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, organizatat joqeveritare, qytetarë të interesuar dhe grupe të ndryshme të interesit. Në këtë debat të organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës – UN Habitet dhe me mbështetje të kompanisë Vizion Project, janë diskutuar propozimet e zonave ekzistuese dhe të propozuara në qytet si: zonave mikse, zonave të banimit, komerciale, publike, të gjelbra, pastaj për kushtet përmes së cilave ato zona rregullohen, si indeksi i ndërtuar, indeksi i shfrytëzimit të parcelës, sipërfaqet e gjelbëruara, lartësia e ndërtimeve dhe distanca mes tyre. Ky organizim është pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Skenderajt, një dokument me karakter zonifikues dhe rregullues i cili e përfshin tërë territorin e Komunës dhe pas aprovimit do të shërbejë si bazë për zhvillim fizik të territorit komunal.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …