MINISTRI LEKAJ NËNSHKROI KONTRATËN PËR PROJEKTIN E RRUGËS MITROVICË –MILLOSHEVË

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë – Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë – Mitrovicë). Ministri Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar. Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore kërkoi nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …