U mbajt takimi i radhës i Këshillit të drejtorëve komunal në Suharekë

Kryetari i Komunës  së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët e drejtorive  komunale,  takim ky që nuk zgjati shumë, pasi siç tha kryetari Muharremaj, “na presin edhe shumë punë deri në përfundim të këtij viti kalendarik”. Gjatë takimit kryetari Muharremaj u informua me gjendjen që kishte të bënte me pagesat dhe me ato rreth obligimeve financiare. Kryetari edhe kësaj radhe ka kërkuar që të respektohet Ligji dhe afatet. Pas diskutimeve dhe njoftimeve më pas kryetari Muharremaj ka dhënë detyra dhe përgjegjësi për drejtorët për ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …