Mërgimtari Agim Paçarizi në bashkëpunim me Universitetin e Friburgut ndihmojnë institucionet arsimore të Komunës së Malishevës

Mërgimtari Agim Paçarizi në bashkëpunim me Universitetin e Friburgut ndihmojnë institucionet arsimore të Komunës së Malishevës. Donacioni është realizuar nga puna e palodhshme e mërgimtarit nga Dragobili Agim Paçarizit, në bashkëpunim edhe  me shoqatat kulturore dhe mërgimtarë nga Kosova, si dhe  nga Universiteti i Friburgut, ku dhuruan, për institucionet arsimore të komunës së Malishevës, 93 kompjuterë të kompletuar dhe 29 kompjuterë vetëm shtëpiza, tastiera dhe mausa. Me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit që të arrijnë mësimdhënie dhe mësimnxënie më të suksesshme. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori, i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim Blerim Thaqi, falënderuan, mërgimtarin Paçarizi, shoqatat, mërgimtarët nga Kosova si dhe Universitetin e Friburgut, për këtë donacion dhuruar nxënësve.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …