Brickos

Kryetari Ramosaj takon punëtorët e Drejtorisë së Kulturës 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka takuar punëtorët e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport bashkë më drejtoreshën e sapo emëruar Leonora Ukëhajdaraj për tu njoftuar më për së afërmi me punën e këtij dikasteri dhe specifikat e sajë. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj u njoftua nga punëtorët e kësaj drejtorie lidhur me punën dhe specifikat e sajë. Duke analizuar në të gjitha pikat për aktivitetet e realizuara brenda vitit 2018 kryetari Ramosaj kërkoj që të shtohet numri i aktiviteteve brenda vitit 2019, duke bërë edhe planifikimin në kohë për mbajtjen e manifestimeve, shënimin e datave me rëndësi, orëve letrare dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore. Duke i uruar punë të mbarë drejtoreshës Leonora Ukëhajdaraj dhe punëtorëve të kësaj drejtorie i njoftoj se janë duke u bërë përpjekje që në pallatin e kulturës ,,Jusuf Gërvalla,, të bëjnë investime në mënyrë që tu krijohen kushte për aktorët, piktorët, grupet rapsodike, valltarët etj. Ky vit do të jetë vit me plot aktivitete në sektorin e kulturës andaj kërkoj më shumë punë dhe përkushtim tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …