Brickos

Viti 2019, vit i zhvillimit ekonomik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar agjendën zhvillimore lokale për vitin 2019. Kryetari Jashari ka deklaruar se Komuna e Skenderajt ka përcaktuar prioritetet që synojnë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët e Skenderajt. “Në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kolegët e mi nga komunat e Kosovës, kemi diskutuar përveç tjerash edhe për agjendën zhvillimore të vitit 2019. Në këtë kuadër, si qeveri lokale në Skenderaj, kemi përcaktuar prioritetet që synojnë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët e Komunës. Hapi i ardhshëm është fillimi i realizimit të projekteve kapitale për këtë vit, është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …