Kryetari Haliti kërkon nga Kryeministri Haradinaj që Vitia sa më parë të kyçet në Autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në një takim në mes të Kryetarëve të Komunave me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka kërkuar që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë. Kryetari Haliti bënë me dije se Kryeministri Haradinaj ka premtuar publikisht se qysh në mbledhjen e rrahës të qeverisë së Republikës së Kosovës do të shqyrtohet seriozisht kjo çështje dhe do të ndahen mjetet financiare për ndërtimin e kësaj kyçje. Kurse Kryetari Haliti tha se përveç se kjo kyçje është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë, ajo është edhe një arterie natyrale e cila historikisht ka lidhur shumë lokalitete njëra me tjetrën dhe potencoi se kjo kyçje është në interes të shumë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …