Ministri Reçica takoi përfaqësues të organizatës gjermane “ASB”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim përfaqësues të organizatës gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), të kryesuar nga drejtoresha e zyrës për Kosovë, Dafina Hoxha, ku diskutuan rreth projekteve të përbashkëta për të ardhmen. Ministri Reçica falënderoi zonjën Hoxha dhe përfaqësuesit e “ASB”-së për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe tha se MPMS është gjithmonë e gatshme për të bashkërenduar veprimet, me qëllim të ngritjes së përgjithshme të mirëqenies sociale në vend. Përfaqësuesit e ASB dhe ministri Reçica u dakorduan për konkretizim të veprimeve sa i përket bashkëpunimit në fushën e dimensionit social, me projekte që kanë të bëjnë me punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve në asistencë sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …