Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes kësaj komunikate edhe njëherë shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i Pagave, i cili nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi që propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasyshë dhe nuk janë involvuar në këtë draft.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterrur të gjitha format tjera për  realizmin e këtyre kërkesave, edhe përkunder njoftimeve parprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë.

Sindikata, urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërten veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …