Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kryetarin e  Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë në QKUK, i cili sot i

Kadri Veseli thotë se pezullimi i taksës 100% ka të bëjë me raportet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet për 120 ditë. Veseli, ka thënë se pezullimi i taksës ka të bëjë me raportet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së. “Nuk duhet të lejojmë diçka që afron Kosovën me SHBA-në, të jetë pikërisht diçka që dëmton këto raporte”, tha Veseli. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejt dhe ajo do të qëndroj derisa Serbia dhe Bosnia ta respektojnë plotësisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Propozimi i aleatit tonë strategjik, SHBA-së nuk është heqja e taksës por pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Prandaj unë kam propozuar pezullim 120 ditor por me kushte të qarta që Serbia gjatë kësaj kohe të respektojë në tërësi mallrat e Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Veseli. I pari i PDK-së ka thënë se është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës se nëse pas një periudhe 120 ditore nëse nuk ka reflektim nga Serbia do të ketë reciprocitet. Veseli ka thënë se konfrontimi me një partner që është garancë i shtetit të Kosovës për disa politikanë në Kosovë është kënaqësi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …