Deputetët britanikë votuan një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje

Deputetët britanikë votuan një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje

Deputetët britanikë votuan të martën në mbrëmje një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, dy muaj nga data që parashikohet aplikimi i Brexit, 29 marsi. Ky amendament, që në fakt nuk është detyrues për qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May, u miratua nga 318 deputetë ndërkohë që 310 ishin kundër. Nga ana tjetër perspektiva për një Brexit pa marrëveshje ka bërë që paundi britanik të bier në nivele rekord përballë monedhës unike, ku një euro u këmbye sot në tregun valutor me 86,82 paund, ndërsa një paund u këmbye me 1,3079 dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …