OJQ-Sundimi i Demokracisë në Kosovë: “Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjak për të shpëtuar jetë”

OJQ-Sundimi i Demokracisë në Kosovë: “Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjak për të shpëtuar jetë”

Shoqëria Civile nga komuna e Besianës (ish-Podujevës), në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të 31 janarit, ditës së rënies së heronjve të kombit  Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar  nga heronjtë- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të te gjithë qytetarëve të vendit  , prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhën pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjak që shpëton jetë.

Agjenda

Aktiviteti:     Dhurimi vullnetar i Gjakut

Data:             31.janar.2019

Vendi:             Orllan, Kompleksi  Zahir Pajaziti

Koha :            Nga ora 11:00, deri në ora 14:00

Me Respekt

Rexhep Zeka Drejtor Ekzekutiv  Në

OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë

TEL   +383 45 513 130

Organizata Jo-Qeveritare – Sundimi i Demokracisë në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …