Përkujtohet veterani i martirizuar, Haradin Bala, në një vjetorin e ndarjes nga jeta

Përkujtohet veterani i martirizuar, Haradin Bala, në një vjetorin e ndarjes nga jeta

Në shënim të  vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haradin Bala, nga fshati Karraticë i Drenicës, nesër do të bëhen homazhe te varri i tij,  në Kompleksin Memorial, në Kleçkë. Në orën 13:00 në sallën e kulturës në Drenas do të mbahet Akademi përkujtimore. Luftëtari i lirisë dhe veprimtari i njohur, Haradin Bala, ka qenë i dënuar, 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës padrejtësisht për gjoja krime lufte. Burgun e ka vuajtur në Holandë dhe në Francë. Gjatë vuajtjes së dënimit ku edhe iu kishte përkeqësuar rëndë shëndeti. Haradin Bala është vëllai i dëshmorit, Abedin Bala i vrarë mizorisht nga regjimi jugosllav, në Burgun Qendror të Beogradit, në vitin 1985.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …