Jakup Krasniqi: Sekserët në politikë

Jakup Krasniqi: Kryetari, Hashim Thaçi, ka bërë shkelje kushtetuese kur ka ofruar kompromis paraprakisht

Pasi kryetari Hashim Thaçi, ka publikuar letrën që ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump, përmes së cilës ofron kompromis për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  ka reaguar për mes një postimi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili vlerëson se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese kur ka ofruar kompromis paraprakisht. “Ofrimi i kompromisit paraprakisht nuk është e drejtë kushtetuese, përkundrazi është shkelje e rendë e kushtetutës, pasi është thirrje për cenimin e territorit dhe të sovranitetit të shtetit. Madje, kjo thirrje po vjen pasi një viti të zhurmshëm e më plotë patriotizëm në jetën politike e mediatike për bashkimin e Kosovës Lindore, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me Kosovën. Pas gjithë atij debati që është zhvilluar në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare për korrigjimin e kufirit në dobi të Kosovës, premtimi i tashme që i bëhet Presidentit të SHBA-së e sidomos gatishmëria për kompromis është tregues i sigurt se i pari i shtetit tonë ka probleme serioze politike e intelektuale”, ka shkruar mes tjerash Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …