Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri Ramush Haradinaj, iu ka  kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për kërkesën e tij që taksa ndaj Serbisë të hiqet për 120 ditë. Ai ka thënë se po bëhet thirrje të ruhet partneriteti me SHBA-të, por nuk është menduar ky partneritet kur janë bërë përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, sepse kërkesa për shfuqizimin e saj ka qenë për shkak se kanë pasur frikë për vete, sidomos Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.  Edhe unë kam dashur ta rrëzoj, pa marrë para sysh çka thoshte Amerika se po na e ngulni thikën mbas shpine. Nuk donim  ta dimë  për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, unë të njëjtit dhe  pesë pare nuk i jepnim. Ne donim ta rrëzonin gjykatën por  nuk i arritëm votat, asokohe nuk jemi mërzitë hiç për miqësinë me Amerikën që  sot po duam ta ruajmë me çdo kusht,   ka thënë mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …