KK i Malishevës vendos për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit dhe ka marrë disa vendime me rëndësi, në mesin e tyre edhe për dhënien në shfrytëzim për dy vite të pishinave në Banjë, kurse vendim tjetër me rëndësi ishte edhe vendimi për inicimin e procedurave për hartimin e Rregullores për organizimin e javës së Diasporës. Kuvendi i Komunës së Malishevës, mori vendim edhe për formimin e një komisioni për verifikimin e shpenzimeve, sipas marrëveshjes në mes të komunës dhe Bashkësisë Islame, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit në territorin e Komunës së Malishevës. Po ashtu, KK ka marrë vendim edhe për ndarje të lokacioneve, përkatësisht dhënien e hapësirave për shoqatën e pensionistëve të arsimit dhe të Kryqit të Kuq në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …