Në mbledhjen e Qeverisë u miratuan dy nisma të rëndësishme të MPMS-së, ajo për lidhje të marrëveshjes për sigurime sociale me Republikën e Maqedonisë si dhe me Republikën e Malit të Zi, duke avancuar një hap më shumë përpjekjet tona për realizim të të drejtave të qytetarëve tanë në fushën e pensioneve.
Ne tashmë kemi nënshkruar si dhe janë ratifikuar në Parlamentin e Kosovës dy marrëveshje për sigurime sociale, ajo me Mbretërinë e Belgjikës dhe me Konfederatën e Zvicrës si dhe janë miratuar në Qeveri një sërë nismash me disa shtete në të cilat qytetarët tanë kanë dhënë kontributin.