Brickos

Kryetari Jashari dhe humanisti Halil Kastrati gëzojnë edhe tri familje tjera që jetojnë në kushte të vështira

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me humanistin e nderuar Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ua kanë kumtuar lajmin e mirë tri familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

Familjeve Smajli 4 anëtarësh, Paliqi 3 anëtarësh dhe Gucati 5 anëtarësh, në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do t’u dhurohen çelësat e banesave të reja, për të nisur një jetë më të dinjitetshme, dhe krejt kjo fal kësaj shoqate që nëpërmjet zemërgjerësisë së bashkatdhetarëve tanë, po u ndihmojnë familjeve me kushte të rënda banimi.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …