Vitia e para sipas indeksit rajonal të hapjes së të dhënave të projektit «Action SEE» të Open Data Kosova

Komuna e Vitisë është renditur ndër komunat më të suksesshme, sa i përket transparencës, në bazë të Indeksit rajonal të të dhënave, në kuadër të projektit «Action SEE» të Open Data Kosova. Komunat e Kosovës të cilat kanë qenë subjekt i këtij vlerësimi janë Dragashi, Ferizaj, Gjilani, Drenasi, Gracanica, Juniku, Klina, Kllokoti, Leposaviqi, Prishtina, Ranillugu, Skënderaj, Suhareka, Vitia dhe Zveçani. Në mesin e këtyre komunave, më transparentja ka rezultuar të jetë Vitia me 55 % duke e lënë pas Prishtinën me 45 %. Hapja institucionale konsiderohet se paraqet zhvillim thelbësor në drejtim të qeverisjes së mirë. Gjithashtu është një karakteristikë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike. Në kuadër të projektit Action SEE, Open Data Kosova në bashkëpunim me gjashtë organizata partnere ka analizuar shkallën e hapjes së institucioneve publike në gjashtë vendet e rajonit: Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri. Indeksi rajonal i hapjes së të dhënave, bënë matjen se deri në çfarë niveli, institucionet e vendeve të Ballkanit perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë, bazuar në katër parimet, transparenca, qasja, integriteti dhe ndërgjegjësimi (institucional).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …