Zjarrevenesit ne Shqiperi

BE-ja dhe Amerika deklarohen kundër akteve të dhunshme të opozitës në protestat e sotme në Tiranë

Janë publikuar edhe reagimet e para të ndërkombëtarëve, pasi ka qenë Bashkimi Europian që ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku ka kërkuar t’i jepet fund dhunës. Në deklaratën e delegacionit të BE-së, që foli edhe në emër të ambasadave të unionit, të akredituara në Tiranë, bëhet thirrje që palët të distancohen nga dhuna. “Delegacioni i Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha ambasadat e unionit, të akredituara në Tiranë, u bëjnë thirrje palëve të përfshihen në paqe dhe të largohen nga aktet e dhunës. E drejta e qytetarëve për të protestuar për pakënaqësitë e tyre, duhet të ndërmerret në mënyrë paqësore, ashtu siç e garantojnë institucionet demokratike. Përsërisim edhe njëherë thirrjen që palët të distancohen nga dhuna dhe çdo akt i saj”, thuhet në reagimin e Bashkimit Europian. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, që para pak minutash dënoi çdo akt dhune dhe bëri thirrje që palët të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …