Zbulohet pllaka falënderuese në Deçan për gjeneralin Mattis

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në qendër të qytetit të  Deçanit kanë bërë zbulimin e pllakës falënderuese për gjeneralin James Mattis. Në këtë pllakë shkruan: “Përjetësisht mirënjohës nga populli i Kosovës”. Kjo mirënjohje është për kontributin e veçantë që ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve dha në themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …