Pacolli thotë se lajm i mirë është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap një dimension të ri

Pacolli thotë se lajm i mirë është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap një dimension të ri

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka thënë se hapja e Ambasadës së Japonisë është një dimension i ri në marrëdhëniet reciproke. Sipas tij, Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. “Lajm i jashtëzakonshëm. Japonia hap ambasadën në Prishtinë Nder i veçantë të mirëpres në Prishtinë, ministren e shtetit për punë të jashtme të Japonisë Abe Toshiko. Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë, bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm me të cilët në këtë 10 vjetor të marrëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. Lajmi i mirë në këtë drejtim është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap një dimension të ri në marrëdhëniet tona. Në shenjë miqësie mes dy popujve tanë, pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës z. Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …