U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Buzovik dhe Shushtë të Vitisë

Më fshatrat Buzovik dhe Shushtë të komunës së Vitisë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Buzovik kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur Memetali Shefkiu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 47 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Shushtë, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Shushtë u zgjodh, Hamit Zeneli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …