MINISTRI BYTYQI PRITI DREJTOREN E KORPUSIT TË PAQES NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, me të cilën bisedoi për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës. Ministri Bytyqi e falënderoi drejtoren Grant për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe theksoi se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira. Ndërsa, drejtorja Grant e falënderoi ministrin Bytyqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Korpusit të Paqes në realizimin e misionit që ka. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mesimnxënien e gjuhës angleze.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …