Të premtën bëhet lansimi i fushatës “Vendose rripin për sigurinë Tuaj”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton publikun se me 01 mars 2019, do të bëhet lansimi i fushatës vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, fushatë kjo e organizuar nga DKKSKRr-ja në partneritet me Policinë e Kosovës. Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, të cilët do të kumtojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë. Ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet të premte (01.03.2019), me fillim nga ora 11:00, te rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Fushata ka për qëllim sensibilizimin-vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik lidhur me përdorimin e rripit të sigurisë, me anë të shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …