Bilall Sherifi

Bilall Sherifi ka thënë se Milaim Zeka asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave të NISMËS

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Milaim Zeka asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave të NISMA-s. Milaim Zeka është pjesëtar i Grupit Parlamentar, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave partiake, ai nuk është deputet i NISMA-s. Zeka njëherë ka dashur të kandidojë si i pavarur. Kur është njoftuar me infrastrukturën ligjore se duhet të merr 3% të votave për të hyrë në parlament, ka kërkuar një vend një kuotën e NISMA-s në kuadër të koalicionit PAN”. Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se gazetarët të mos kërkojnë llogari në NISMA për deklaratat e Milaim Zekës. “Pasi ne i kemi ofruar në vend në listën e kandidatëve për deputetë, më kujtohet kryetari Limaj në një konferencë për shtypë u ka thënë gazetarëve: Sa herë të flet Milaimi mos ejani te unë të më kërkoni demant”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …