Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është vendosur që seanca e jashtëzakonshme të shtyhet për 13 mars 2019

Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është vendosur që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme e planifikuar të mbahet të mërkurën, më 6 mars. “Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme ‘lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti’, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00”.  Ndërkohë bëhet e ditur se, është kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars 2019, duke filluar në orën 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për …