Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Qosja: Pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe

Akademik Rexhep Qosja ua ka uruar shqiptarëve të Komunës së Tuzit fitoren në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në këtë komunë. “Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale. Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithë atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe”, ka shkruar Qosja.

Ai ka thënë se Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: “u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …