Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës, me ç rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre. Këto marrëveshje janë vazhdimësi e mbështetjes së MIT për komunat, sikurse vitin e kaluar, kur dihet se kapacitetet buxhetore të komunave janë të vogla dhe nuk mund t’i përcjellin trendet e zhvillimit infrastrukturor në vend. Komuna e Gjakovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për vitin 2019-të, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1.081.665.00 euro, për këtë vit. Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650.00,00 euro. Kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1.120.000,00 euro. Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, tha se mbështetja e tij dhe dikasterit që ai drejton për komunat nuk do të mungojë. Lekaj shtoi se investimet në infrastrukturën e tyre, janë investime për qytetarët dhe lëvizjen e lirë të tyre dhe mallrave. Kryetarët e komunave përfituese falënderuan ministrin Lekaj për vazhdimësinë e përkrahjes së tij të pa rezervë, dhënë komunave në projekte që për ta janë të pa përballueshme në aspektin financiar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga “Agro Celina”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur në takim agronomin, Feim Rexhepi, …