Skenderaj, Drenasi dhe Malisheva përfitojnë mjete financiare për projekte lokale

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka vazhduar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat për mbështetje të projekteve lokale të tyre. Kësaj radhe marrëveshje bashkëpunimi ministri Lekaj nënshkroi me krerët e komunave të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës. Komuna e Skenderajt, përfiton mjetet financiare në vlerë 1.560.000 euro për këtë vit, për realizimin e tetë projekteve të infrastrukturës lokale. Komuna e Drenasit, përfiton mbështetje në financim të tri projekteve, në vlerë prej 450.000 euro. Kurse Komuna e Malishevës për vitin 2019 përfiton përkrahje financiare nga MIT-ja për dy projekte në vlerë prej 200.000 euro.  Ministri Lekaj i siguroi kryetarët e komunave nënshkruese se mbështetja që ata po marrin këtë vit është vazhdimësi e mbështetjes nga viti i kaluar, kurse planifikimet buxhetore për këto projekte janë bërë edhe për dy vitet në vijim. Ai kërkoi nga ta angazhim serioz në realizimin e projekteve sepse vetëm kështu mund të përmbushet obligimi i tyre para qytetarëve që ata i drejtojnë. Krerët komunal të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës, duke e falënderuar ministrin Lekaj për këtë mbështetje të nevojshme për komunat, dhanë zotimet e tyre se këto projekte do të realizohen sipas kritereve më të larta dhe konform afateve të parapara me plane dinamike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati takoi drejtorin rajonal të Policisë, Graishta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është takuar me drejtorin e Drejtorisë Rajonale …