Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë – Luksemburg me projekte të përbashkëta edhe gjatë vitit 2019

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë – Luksemburg. Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i projekteve të reja që priten të realizohen përgjatë vitit 2019, si dhe për mundësin e vazhdimit të projekteve të tjera edhe gjatë vitit 2020. Kryetari Haliti dhe drejtori menaxhues i Fondacionit Kosovë – Luksemburg, Fisnik Beqiri, kanë diskutuar për projektet në Arsim, Gjenerim të të ardhurave, Bujqësi dhe zhvillim të komunitetit. Gjithashtu, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, kryetari i ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për kontributin dhe bashkëpunimin tejet të mirë që kanë pasur, në realizim të projekteve të deritanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë për shka të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës Për të gjitha Institucionet Arsimore …