Më 16 mars 2001, u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë sllavomaqedonase

Më 16 mars 2001, u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë sllavomaqedonase

Më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë  kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin, të cilin e kishte marrë përsipër Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe Marrëveshjes së Konçulit të 21 majit të vitit 2001, e cila çoi në demobilizimin e UÇPMB-së,  një pjesë e madhe e luftëtarëve,  që kishin marrë pjesë në dy luftërat çlirimtare, morën përsipër luftën për realizimin me armë të  të drejtave të  shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Çlirimtarët u pozicionuan në rrethin e Kumanovës, pastaj në malet e Sharit, kryesisht në rrethin e Tetovës  dhe në lokalitetet me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë, por në periudhën e pas luftës kanë rënë edhe shumë të tjerë, të cilët në vazhdimësi i kishte ndjekur dhe i kishte persekutuar regjimi i Shkupit, pavarësisht se shqiptarët kishin qenë dha janë pjesë e institucioneve të këtij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

PZAP

PZAP ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista …