Liderët e opozitës në Shqipëri sërish i kanë ftuar qyetarët shqiptarë që të protestojnë sot në Tiranë

Portestuesit në Tiranë e kanë rrethuar Kryeministrinë por edhe kanë hedhur tym-lotsjellës

Kanë kaluar disa orë që kur ka nisur protesta e pestë e opozitës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Me parulla dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama dhe qeverisë së tij, protestuesit kanë marshuar duke rrethuar dy herë kryeministrinë. Protestuesit, në orën e parë të protesës kanë arritur të shembin disa rrethoja të vendosura për rreth Kryeministrisë si dhe kanë hedhur me lëndë tymësose. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve po ecin në rrugët përreth kryeministrisë, për të bërë rrethimin e objektit. Flamur Noka mbajti fjalë para protestuesve, në nisje të protestës së opozitës dhe tha se kjo është protesta më e madhe në historinë e vendit, ndërsa i bëri thirrje  kryeministrit Rama, për t’u larguar.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …