Sh.F.M.U “Dëshmorët e Vitisë” bëhet me Qendër për trajnime

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, është bërë me qendër për trajnime. Kjo u mundësua falë një projekti që financohet nga GIZ-i Gjerman. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, kanë vizituar qendrën për trajnime në këtë shkollë. Bëhet me dije se kjo qendër do të ju shërbejë shkollave të cilat janë pjesë e projektit “Komunitetit e të mësuarit se bashku”. Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se falë këtij projekti të financuar nga GIZ-i po ju ndihmohet shkollave në ngritjen e bashkëpunimit dhe cilësisë. Kryetari Haliti dhe Drejtoresha Emini falënderuan përfaqësuesit e GIZ-it për përkrahjen qe po japin ne ngritjen e kapaciteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …