Nderohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarë të të rënëve si dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Avdullah Kodra, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në 20-vjetorin e rënies së tij në fushën e nderit. Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Skenderajt, për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, delegacioni i Komunës ka bërë homazhe edhe te lapidari në nderim të të rënëve në Klinë të Poshtme. Pas homazheve, kryetari Jashari është shprehur se, është obligim i ynë që t’i nderojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët, që dhanë jetën e tyre, për lirinë që ne sot e gëzojmë. “Është obligim i ynë t’i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, që ne të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kemi qëndruar bashkë në ditët më të vështira, pse mos të jemi bashkë edhe sot në ditët e mira. Lavdi heronjve dhe martirëve të Kosovës!”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …