Brickos

Shefqet Peçi (1906-1994), komandanti emblematik i Luftës Antifashiste

Raporti i Shefqet Peçit, më 7 prill 1945, zbuloi Masakrën e Tivarit për të cilën nuk dinin gjë autoritetet e kohës në Shqipëri

Lidhur me akuzat e disa “historianëve” profashistë, të cilët pa asnjë fakt relevant dhe pa asnjë dëshmi të vetme të të mbijetuarve pretendojnë se Shteti i sapo vendosur komunist i Shqipërisë kishte dijeni për masakrën e Tivarit,  dhe madje e  kishte përkrahur  atë,   po botojmë me këtë rast  disa të dhëna të cilat më 7 prill të vitit 1945 i ka publikuar komandanti i Korparmatës së  Tretë të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë, Shefqet Peçi në një “komunikim urgjent” drejtuar Shtabit të përgjithshëm.

Këto të dhëna i ka evidentuar studiuesja,  Anna di Lellio në Librin: “Dimri i gjatë i vitit 1945-Tivari”.

Përpara një jave,   më se 7000 kosovarë,  të mobilizuar rishtas kanë kaluar nëpër Shkodër për në Mal të zi, të ndarë në tri grupe marshimi.

Grupi i Dytë prej më shumë se 300 vetash  posa arritën në Bregdetin e Tivarit u rrethuan nga jugosllavët  dhe pasi u hoqën prej grupit ata të racës sllave, u hap zjarr kundër kosovarëve  ku mbetën të vrarë më shumë se 500 veta. Këto informata janë marrë nga të mbijetuarit, që arritën të shpëtojnë nën grumbullin e kufomave. Rreth 10 nga të  shpëtuarit  ndodhen në Shkodër. Sipas informatave që kemi  shovinistë të shumtë jugosllavë ishin futur në radhët e ushtrisë, të cilët me anë provokimesh mundohen të mbjellin përçarje si nga ana e kosovarëve ashtu edhe nga ana e jugosllavëve, duke futur frikë në mesin e kosovarëve se do t’ iu vrasin të gjithëve, ndërsa jugosllavëve iu thoshin se kosovarët do të ikin…

( Pjesë nga Raporti i drejtuar nga Shefqet Peçi, komandant i Korparmatës së Tretë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, drejtuar Komandës së Përgjithshme. Materiali gjendet në Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura (AQFA). Fondi 100/1, dosja 87, vitit 1945,  raporti nr. 198/1, Shkodër, 07. 04. 1945.

Nga ky dokument shihet qartë se kreu komunist i Shqipërisë nuk kishte fare dijeni lidhur me depërtimin e dhunshëm të 7000 shqiptarëve nga Kosova për në Tivar. Atë e kishte kuptuar  dhe kishte reaguar zyrtarit 7 ditë pas masakrës.

Në një shkrim drejtuar  Uran Butkës, i cili akuzon Enver Hoxhën për Masakrën e Tivarit, historiani i njohur dr. Hakif Bajrami, në një reagim të tij të botuar në Radion-Kosova e Lirë, me titull” Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka ka sqaruar.

Urdhrin, për masakër,  pasi që po dëshiron ta dish e ka dhënë personalisht, Millovan Gjillasi dhe aksionin e kanë kryer vartësit e tij, Peka Dapçeviçit, komanda e Tretë e Brigadës X malazeze. Po dëshirove emrat i ke në lirin e botuar prej tyre. Dhe ata të gjithë janë paditur nga Prokurori ushtarak dhe janë dënuar në vitin 1955, pas kërkesës më shkrim nga ana e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Kjo kërkesë 10-vjeçare u bë me vonesë,  sepse nuk ka guxuar kush i gjallë ta ngritë çështjen prej Millovan Gjillasit. Por kur ai ra në burg, çështja  rreth Tivarit filloi të kthjellohen dhe tragjedia filloi ta marr një epilog, sado pak të drejtë, sepse të gjithë regrutët u konsideruan si luftëtarë të Luftës Antifashiste.

Këtë fakt e vërteton Kërkesa e Këshillit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës më 12 nëntor 1955, drejtuar Prokurorisë Ushtarake në Beograd. Prokuroria me shkresën nr. 556/56 më 6 shkurt 1956 jep këtë përgjigje se përcjellës të regrutëve shqiptarë nga Shkodra e deri në Tivar ishin pjesëtarët e Brigadës X malazeze, me qëllim që ata të i dorëzohen pastaj Divizionit IX sulmues të Dalmacisë. Millovan Gjillasi deri sa zgjatnin operacionet e luftës i thotë Peka Dapçeviçit, tekstualisht: “Eja t`ua bëjmë shqiptarëve siç ua ka bërë Savë Batarja më 1913, e ta shndërrojmë Dukagjinin në hambar të drithit për Malin e Zi, sepse shqiptarët ma kanë vrarë babin tim atje, si kolon”. Mendo, tash se prej kujt e mori lejen Vasa Qubrilloviçi që më 3 nëntor ta dorëzoi Elaboratin për likuidimin e shqiptarëve? ka sqaruar mes tjerash në reagimin e tij historiani i mirënjohur dr. Hakif Bajrami.  ( Ahmet Qeriqi)

Reagimi i plotë i Dr. Hakif Bajramit, Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka

E lexova dy herë këtë shkrim autorial të autorit Uran Butka (version i shkurtë që do të thotë se, në të ka pasur gisht edhe redaksia e gazetës.

Të ngrihesh sot e të thuash se: “Enver Hoxha urdhëroi vrasjen e kosovarëve ”, në Tivar, më 1 prill të vitit 1945, është një tragjedi për kombin, sepse sido që të ketë qenë “urdhrin” për masakrën e Tivarit e paska pasur dhënë një shqiptar.

Po sa të ka paguar Beogradi, o  i gjori Uran Butka?

Nuk e kam mendjen të polemizoj me ty sepse psiqikisht ndoshta je i orientuar në hakmarrje dhe në atë rrugë vendos vet dhe nuk ka kush që të ndalë. Po ama, kur ka qenë koha që shkonin kokat, ne kemi shkruar për atë tragjedi gjithnjë duke i cituar me nga dhjeta dokumente jugosllave sepse AKUZËN duhej argumentuar mire e me themel. Uran, njeriu i parë që ka folur zyrtarisht për atë tragjedi, në Tivar më 31 mars 1945 çuditërisht është Aleksandër Rankoviçi në Kongresin themelues të Partisë Komuniste të Serbisë e ku ishte edhe Tito, po ishte edhe e tërë elita politike jugosllave. Po, është fakt se, Kongresi është mbajtur në ilegalitet dhe shumë herë kemi pyetur pse dhe prej kujt janë fshehur  gjërat. Ishte aty, në Kongres edhe përfaqësuesi i Shqipërisë. Pse reagoi Rankoviçi në fjalimin e Dushan Mugoshës që e mbajti në Kongres, kur ai u ngrit kundër dygjuhësisë në Kosovë. Meqë aty ishte elita komuniste, Rankoviçi u ngrit dhe i tha : “Ja shovinizmi në vepër. Ne kemi bërë në të kaluarën gabime, madje krime të papara ndaj shqiptarëve. Dhe më 31 mars 1945 në Tivar për një ushtar tonë, i kemi vrarë 300 shqiptarë. Këtë proporcion nuk e kanë pasur adet ta përdorin as nazistët gjermanë”, mbaron citati. Gjeje Uran Butka librin Kongrsi i Partisë Komuniste të Serbisë, aty e ke fjalimin integral.

Atë libër dokumentar e kam lexuar si dhuratë e profesorit,  Bogumil Hrabak  në vitin 1972. Lidhur me këtë, meqë babai im  ka qenë regrut në Tivar (në Eshallonin e tretë prej Shkodrës e tutje) atë botë në Eshallonin e TRETË, me dhjeta herë e kisha dëgjuar duke folur për atë tragjedi dhe jo vetëm për atë. Prindin që ishte edhe hoxhë, e që iu  kishte caktuar detyra që t`i varrosë kufomat e mbetura, pastaj e kam intervistuar së bashku me 36 pjesëtarë tjerë, që e kanë parë masakrën me sy. Janë gjëra të tmerrshme, përshkrimet e tyre. Ata thonë: pjesën më të madhe të kufomave malazezët i kanë hedhur në det, një pjesë e kanë hedhur në greminën Tuxhemil e një pjesë fare të vogël e kanë lënë për varrim. Në vitin 1973, duke punuar në temën e magjistraturës në Arkivin ushtarak, në Beograd me sugjerim të Anton Miletiçit (kolonel-kroat) hasa në dokumente rrëqethëse që e përshkruanin tragjedinë e Eshalonëve shqiptare, si për ato që shkuan në Srem ashtu edhe për ato që shkuan për Adriatik, përmes rrugës: Kukës-Shkodër-Ulqin Tivar- Trogir e deri në çlirimin e Trieshtës dhe Mariborit.

Ato dokumente i kam ruajtur me kujdes deri më 1985 kur filloi sulmi çetniko-komunist ndaj shqiptarëve në shkallën më të hapur, sepse sulmi i mbuluar ishte gjithherë. Atëherë vendosa që disa dokumente t`i botoj, por prapë me një kujdes sepse nuk e vlente të dalësh aq hapur. Lidhur me tërë këtë histori tragjike dokumentet jugosllave askund nuk e përmendin asnjë udhëheqës shqiptar që do të ketë qenë në dijeni, pa lëre më të këtë urdhëruar vrasjen e shqiptarëve,  në Tivar. Jo nuk ka të dhëna as që është vrarë dikush nga shqiptarët gjatë rrugës Kukës-Shkodër si amputohet në disa raste. Shtrohet tash pyetja:

Si mund të urdhëronte   Enver Hoxha ushtrinë që e drejtonte Tito dhe Peka Dapqeviçi?

Uran Butka!

 Urdhrin pasi që po dëshiron ta dish e ka dhënë personalisht Millovan Gjillasi dhe aksionin e kanë kryer vartësit e Peka Dapçeviçit, komanda e tërë e Brigadës së 10-të  malazeze. Po dëshirove emrat i ke në lirin e botuar prej tyre. Dhe ata të gjithë janë paditë nga Prokurori ushtarak dhe janë dënuar në vitin 1955, pas kërkesës më shkrim nga ana e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Kjo kërkesë 10-vjeçare u bë me vonesë,  sepse nuk ka guxuar kush i gjallë ta ngritë çështjen prej Millovan Gjillasit. Por kur ai ra në burg, çështja  rreth Tivarit filloi të kthjellohen dhe tragjedia filloi ta marr një epilog, sado pak të drejtë, sepse të gjithë regrutët u konsideruan si luftëtarë të Luftës Antifashiste.

Këtë fakt e vërteton Kërkesa e Këshillit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës më 12 nëntor 1955, drejtuar Prokurorisë Ushtarake në Beograd. Prokuroria me shkresën nr. 556/56 më 6 shkurt 1956 jep këtë përgjigje se përcjellës të regrutëve shqiptarë nga Shkodra e deri në Tivar ishin pjesëtarët e Brigadës X malazeze, me qëllim që ata të i dorëzohen pastaj Divizionit IX sulmues të Dalmacisë. Millovan Gjillasi deri sa zgjatnin operacionet e luftës i thotë Peka Dapçeviçit, tekstualisht: “Eja t`ua bëjmë shqiptarëve siç ua ka bërë Savë Patarja më 1913, e ta shndërrojmë Dukagjinin në hambar të drithit për Malin e ZI, sepse shqiptarët ma kanë vrarë babin tim atje, si kolon”. Mendo, tash se prej kujt e mori lejen Vasa Qubrilloviçi që më 3 nëntor ta dorëzoi Elaboratin për likuidimin e shqiptarëve?

 Ku u entuziazmua Brigada e X malazeze për masakër?

 Po kjo dihet me amnistinë ë çetnikëve me Urdhër të Kryesisë së AVNOJ-t më 21 nëntor 1944. Po me urdhër të kujt u vendos diktatura ushtarake më 8 shkurt 1945 dhe kush ishte Sava Derleviçi e kompania e tyre që prenë e grin shqiptarë në Kosovë dhe askujt nuk i dhanë llogari. Po, është fat që erdhën dy divizione nga Shqipëria në Kosovë se për ndryshe tragjedia do të ishte dhjetëfish më e lartë. Prokurori ushtarak i Gjykatës Ushtarake të RFJ shkruan tekstualisht: “Pjesëtarët e Brigadës së X-të malazeze i përcollën shqiptarët e mobilizuar për në Tivarin e Ri, me qëllim që tua dorëzojnë përfaqësuesve të Divizionit të Divizionit IX –të sulmues Dalmatin. Në Tivar u shkaktuan incidente. Me këtë rast vdiqën ose u lënduan një numër i madh u shqiptarëve. Pasi e kreva detyrën, i paraqita raportin kryetarit të Gjykatës Supreme Ushtarake, dhe më kujtohet se disa shokë nga Shtabi i Brigadës së X-të malazeze, janë përgjigjur për vepër PENALE, e disa në mënyrë disiplinore”. Shtohet tash pyetja,  po ta kishin jugosllavët ndonjë urdhër nga Shqipëria, atë do ta distribuonin në njëmijë adresa dhe nuk do të lënin  mjet pa përdorë për qëllime të veta propagandistike dhe politike antishqiptare. E vërtetë është se i  kam hulumtuar të gjitha dosjet rreth Tivarit të lejuara deri më 15 maj 1945 për hulumtim. Askund nuk përmendet si fajtor në masakrën e Tivarit ndonjë shqiptar, qoftë  edhe pa funksion ushtarak dhe politik. Prandaj çfarë dobie kemi kur ia “kthejmë pushkën veti” për shkaqe politike dhe personale. Shkenca ose e thotë të vërtetën ose e hedhë akuzën si të tillë, të trilluar. Sa i takon “urdhrit” të Enver Hoxhës : “T`arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojeni Divizionit 52 të Serbisë”, nuk është komentuar drejtë. Fjala është për vullnetarë,  që ishin nën komandën e Kolonel, Qazim Komonit në ruajtjen e kufirit karshi Serbisë. Ata,  kur Divizioni i VI i Shqipërisë i drejtoi për luftime jashtë Kosovës, i rezistuan urdhrit dhe nuk shkuan drejtë Vishegradit, por kërkuan që të mbesin në Kosovë për t`i ruajtur trojet e veta. Është e vërtetë se Divizioni 52 ishte i Kosovës dhe jo i Serbisë, por sjelljet ndaj shqiptarëve, në viset tjera kanë qenë kriminale po nuk duhet të lidhen me gjenocidin në Tivar, për të cilin përgjegjës është Millovan Gjillas. Prandaj procedura hetimore rreth tragjedisë u bë e mundur vetëm kur Gjillasi shkoi në burg.

Me gjithë këtë gabimet e Enver Hoxhës duhet të objektivizohen sepse nuk e ka njohtë mire çështjen e shqiptarëve në robërinë jugosllave. Po kush i dorëzoi tek jugosllavët Qazim Komonin, Bedri Pejanin, Fuad Dibrën, Ibrahim Gjakovën, Halim Spahiun e shumë patriotë të tjerë? Këta  i dorëzoi Koci Xoxe, por fajtor është për kah pozita edhe Enver Hoxha, padyshim.

Një fakt tjetër kur janë temat e tilla delikate në pyetje është citimi i dokumenteve nga arkivat. Ne dimë se kush ka hulumtuar dhe sa dokumente janë botuar. Por disa shkronjës të librave për t` u bërë “shkencëtar” në vend që t`i citojnë dokumentet e botuara, po i citojnë arkivat jugosllave, por dhe fondet e tyre pa i parë kurrë. Kjo dukuri është tragjike.

Tash e shtroj një pyetje principale.

 Pasi që jeni shumë të kujdesshëm të akuzoni pse nuk u bë akuza në të kaluarën nga shteti shqiptar 1945-1992. Edhe më keq, kush e ka penguar shtetin shqiptar nga viti 1992 e deri më sot  ta bëjë një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë? Nuk u jepet haku viktimave duke fajësuar individ që nuk kanë lidhje me tragjedinë.

E përshëndes çdo shkrim që mbështetet në fakte, por jo duke kopjuar dhe përvetësuar djersën e të tjerëve sikur po ndodhë me shumë libra, dje, sot e nesër nuk e di???.

Ky është shkrimi   i historianit të   njohur në Kosovë e më gjerë, z. Hakif Bajrami, në përgjigje të një shkrimi për Masakrën e Tivarit, me autor historianin Uran Butka, i cili ka botuar një shkrim se gjoja Masakra e Tivarit e vitit 1945 është kryer me urdhër të Udhëheqjes së Shtetit Shqiptar. Kjo shpifje me tendenca antikombëtare ka gati 25 vjet që trumbetohet jo vetëm nga Uran Butka e ca biçimë të tjerë që hiqen si historian, por edhe nga udhëheqja e PD-së së Tiranës, ku para një viti patën ngritur edhe një komision parlamentar për të çuar para drejtësisë Ramiz Alinë si urdhërdhënës, por që tash akuzojnë Enver Hoxhën, ndërkohë që arkivat jugosllave flasin krejt ndryshe dhe që trajtohen hollësisht nga Historiani Hakif Bajrami

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku themeloi Departamentin e Ekonomisë dhe Financave në LDK për të promovuar programin e tij “Rruga e Re"

Lumir Abdixhiku themeloi Departamentin e Ekonomisë dhe Financave në LDK për të promovuar programin e tij “Rruga e Re”

 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për themelimin e Departamentit të Ekonomisë dhe Financave …