Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Përdorimi i simboleve jokushtetuese nga Lista Serbe kërkon reagim institucional

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. PZAP-ja vlerësoi se moscertifikimi i kësaj partie ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, një vendim i ngjashëm me dy rastet e mëhershme. Mirëpo, pavarësisht pjesëmarrjes së saj në procese zgjedhore, veprimet e Listës Serbe që nga themelimi vazhdojnë të ngjallin shqetësime serioze tek ekspertët e së drejtës kushtetuese. Arsim Bajrami, një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, paralajmëron se përdorimi sistematik i terminologjisë dhe simboleve jokushtetuese ndaj shtetit të Kosovës përbën rrezik për rendin kushtetues dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Sipas Bajramit, edhe kur veprimet e kësaj partie duken formale, ato në thelb mbeten në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pasi promovojnë sistemin kushtetues të Serbisë dhe mohojnë emrin zyrtar të shtetit. Ai thekson se një gjuhë e tillë nuk duhet të tolerohet në asnjë institucion publik dhe kërkon penalizim të qartë nga organet kompetente. “Refuzimi i emrit Republika e Kosovës, qoftë në deklarime publike apo në dokumente zyrtare, është i papranueshëm. Kjo qasje nacionaliste përdoret për të mobilizuar elektoratin e tyre, duke krijuar iluzionin se po mbrohen interesat e Serbisë”, deklaroi Bajrami. Çdo vendim komunal që shmang përdorimin e emrit zyrtar të shtetit mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të shpallet jokushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …