Ministri i Mbrojtjes i Turqisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Sot, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Hulusi Akar. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, u prit me nderime të larta ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Trupa Muzikore e FSK-së. Të dy ministrat, Berisha dhe Akar, së pari zhvilluan një takim të përbashkët, kokë më kokë. Më pas takimi vazhdoi në nivelin e zgjeruar të dy delegacioneve. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohej nga një ekip i gjerë bashkëpunëtorësh dhe zyrtarësh, kurse ministri Berisha shoqërohej nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralë e oficerë të lartë të FSK-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …